Universiteti Barleti hap thirrjen për Erasmus+ KA171 Student Mobility for Studies pranë University “Gabriele d’Annunzio” Chieti–Pescara, Itali, për semestrin e dytë të vitit akademik 2026–2027.
Programet e studimit (orientuese):
- Psikologji
- Shkenca Kognitive
- Ekonomi dhe Menaxhim
- Drejtësi
- Shkenca të Shëndetit dhe Rehabilitim
Kriteret e aplikimit:
- Studentë të vitit të fundit Bachelor, si dhe studentë të regjistruar në programe Master gjatë vitit akademik 2026–2027.
- Rezultate të mira akademike, të dokumentuara përmes listës së notave.
- Njohuri të gjuhës angleze ose italiane, minimumi niveli B1 (CEFR), të vërtetuara me certifikatë ose dokument zyrtar.
- Përparësi u jepet studentëve që përzgjedhin lëndë të zhvilluara në gjuhën angleze.
Dokumentacioni i kërkuar:
- Kopje e pasaportës së vlefshme.
- Listë notash (Transcript of Records).
- Vërtetim studenti.
- Certifikatë ose vërtetim zyrtar i njohjes së gjuhës angleze ose italiane, minimumi B1.
- Për studentët e doktoraturës, përshkrim i detajuar i temës kërkimore.
Të gjitha dokumentet duhet të jenë në gjuhën angleze ose italiane. Certifikata e gjuhës është e detyrueshme në momentin e aplikimit. Pranohet edhe vërtetimi i nivelit gjuhësor përmes platformës EU Academy.
Mobiliteti: 1 semestër studimi (5 muaj), nga 1 mars deri më 31 korrik 2027.
Vendet për nominim: Deri në 2 studentë dhe 2 kandidatë rezervë.
Afati i nominimit: 10 nëntor 2026.
Aplikimi: Studentët e interesuar ftohen të aplikojnë në: [email protected]
