Universiteti Barleti hap thirrjen për aplikime për Mobilitet Studentor Erasmus+ për Studime në Kodolányi János University, Hungari, për semestrin pranveror 2027.
Në kuadër të programit të mobilitetit Erasmus+, dy studentë të Universitetit Barleti do të kenë mundësinë të zhvillojnë një periudhë studimi në Kodolányi János University gjatë semestrit të dytë të vitit akademik 2026–2027.
Niveli i studimit:
• Studentë Bachelor
• Studentë Master
Fushat e studimit:
• Biznes dhe Menaxhim
• Turizëm
• Marrëdhënie Ndërkombëtare
Numri i vendeve të disponueshme:
• 2 studentë
Periudha e mobilitetit:
• Semestri pranveror 2027
Afati i nominimit:
• 15 nëntor 2026
Aplikimi:
Studentët e interesuar për të marrë pjesë në këtë mundësi mobiliteti Erasmus+ ftohen të shprehin interesin e tyre duke kontaktuar në adresën [email protected].
