Në kuadër të shkëmbimeve Erasmus +, gjatë javës së kaluar, departamenti i Edukimit Fizik dhe Sporteve priti 2 pedagogë nga Universiteti i South Bohemia, Çeki të cilët realizuan leksione të hapura me studentët e programit Master Shkencor në "Edukim Fizik dhe Sporte" udhëhequr nga profesor Petr Bahenský.
Krahas të tjerave u realizuan dhe takime me drejtues dhe staf të universitetit, me qëllim forcimin e marrëdhënieve institucionale dhe zgjerimin e mëtejshëm të bashkëpunimit.