Staf akademik dhe administrativ i universitetit Barleti u mirëprit nga Universiteti i Arkitekturës, Inxhinierisë dhe Gjeodezisë, Sofje, në kuader të shkëmbimeve Erasmus+.
Krahas shkëmbimit të eksperiencave dhe praktikave Erasmus midis dy institucioneve, stafi vizitoi kampuset dhe mori pjesë në takime të ndryshme, në orë mësimore, workshop-e etj.. Një tjetër qëllim i rëndësishëm i vizitës ishte gjithashtu mbledhja e informacioneve në kuadër të një projekti kërkimor europian në fushën e arkitekturës që synon studimin e ndikimit të arkitektëve të huaj, kryesisht bullgarë në Shqipëri gjatë periudhës së diktaturës komuniste.
Univeristeti Barleti ka marrëveshje shumë frytdhënëse me UACEG, dhe në shkëmbim studentësh.