Universiteti Barleti, në kuadër të shkëmbimeve Erasmus+, u vizitua sot nga profesor Angel Felices Lago, nga universiteti i Granadës në Spanjë, Fakulteti i Ekonomisë.
Ai u takua me Rektoren e univeristetit, zyrën Erasmus, dhe me zyrën e Ndërkombëtarizimit. Në këto takime u diskutua veç të tjerash dhe për mundësinë e bashkëpunimit në nivel institucional midis dy univeristeteve dhe për aplikimin e rradhës si partnerë në shkëmbimet Erasmus.