Në kuadër të programit Erasmus + Staf Mobility, Universiteti “Constantin Brancusi” në Targu- Jiu, Rumani, mirëpriti stafin akademik dhe administrativ të Universitetit “Barleti”, gjatë datave 21.11.2022 – 25.11.2022.
Në kuadër të këtij programi u zhvilluan takime me përfaqësuesit e Universitetit dhe zyrës Erasmus ku u prezantuan projektet e Universitetit Barleti duke diskutuar mbi mundësi konkrete bashkëpunimi midis palëve sidomos në fushën e energjisë.
U realizuan vizita në auditorët e mësimdhënies, zyrat e administratës dhe laboratorët e universitetit duke shkëmbyer eksperienca lidhur me organizimin e mësimdhënies dhe shërbimeve administrative.
U zhvilluan gjithashtu trajnime dhe një moment me rëndësi ishte ndjekja e konferencës së organizuar nga Universitetit “Constantin Brancusi” duke shkëmbyer, në këtë kontekst, eksperienca dhe diskutuar mbi tema konkrete kërkimi shkencor e mundësi bashkëpunimi në projekte mes dy universiteteve.
Në fund të këtij programi u zhvilluan vizita në fakultetet e tjera, Fakulteti i Ekonomisë, Drejtësisë, Fakultetin e Mjekësisë, Turizmit, Inxhinierisë dhe i Sporteve, ku u benë prezantimet e strukturave akademike, kërkimore dhe strukturave mbështetëse.