Staf akademik (i përbërë nga dekani I fakultetit, përgjegjës departamenti dhe lektorë) dhe staf administrativ i Unviersitetit Barleti, ne kuader te Erasmus+ përmbyllën me sukses një javë mobilitet në Republikën Ceke, Universiteti i South Bohemia. Qëllimi I vizitës ishte ngritja e marrevëshjeve të reja dhe fuqizimi i atyre egzistuese në rang institucional. Përvec orëve të leksioneve, stafi akademik i departamentit të Shkencave te Sjelljes dhe Shendetit mori gjithashtu pjesë me punimet e tyre në një konferencë e cila zhvillohej ato ditë ne fakultet. Ne kuadër të zgjerimit të bashkëpunimit mes dy Institucioneve, pas takimeve me Rektorin dhe Zyrën e Marrëdhënieve Ndërkombëtare, u arrit me sukses zgjerimi i marrëveshjeve Erasmus edhe për 2 programe të tjera, atë të psikologjisë dhe sportit, duke filluar që nga ky vit akademik.