Universiteti “Barleti” ka kënaqësinë të njoftojë anëtarësimin në rrjetin CEEPUS (Central European Exchange Program for University Studies), një program rajonal që mbështet dhe nxit realizimin e projekteve të përbashkëta kërkimore me universitete nga Evropa Qendrore dhe Lindore.
Nëpërmjet marrëveshjeve bilaterale dhe shumëpalëshe, CEEPUS ofron mundësi të zgjeruara bashkëpunimi, duke forcuar rrjetet akademike dhe shkëmbimin e njohurive midis institucioneve të arsimit të lartë.
