Departamenti i Edukimit Fizik dhe Sportit, në kuadër të programit Erasmus+, pati kënaqësinë të presë për një vizitë pune Z. Amador Ordones, përfaqësues i Zyrës së Projekteve prane Universitetit të Vigos.
Gjatë takimeve me Z. Ordones, u diskutua për avancimin e mëtejshëm të marrëveshjes së bashkëpunimit të nënshkruar mes Departamenteve të Edukimit Fizik dhe Sportit të Universitetit të Vigos, Spanjë, dhe Universitetit Barleti. Diskutimet theksuan domosdoshmërën e intensifikimit të shkëmbimeve akademike dhe mobiliteteve për stafin pedagogjik dhe studentët.
Z. Amador Ordones zhvilloi gjithashtu takime me Dekanin e Fakultetit të Shkencave Sociale, Turizmit dhe Sportit, Prof. Dr. Artan Shytaj, si dhe me Përgjegjësin e Departamentit të Edukimit Fizik dhe Sporteve, Dr. Artan Pogoni. Si mik i vendit tonë dhe si një nga ambasadorët e Universitetit Barleti në projektet europiane, Z. Ordones u angazhua për zgjerimin e bashkëpunimeve të përbashkëta mes BE-së dhe Universitetit Barleti.
Këto takime shënojnë një hap të rëndësishëm drejt zhvillimit të projekteve inovative dhe krijimit të mundësive të reja për bashkëpunime të frytshme në fushat e arsimit, edukimit fizik dhe sportit.