Java ndërkombëtare e stafit në Valle de Elda, Spanjë, u përfaqësua nga stafi administrativ Silva Metaj dhe Alma Gjoni. Aktivitetet kryesore të kryera në këtë mobilitet ishin prezantimet e universiteteve nga secili pjesëmarrës, programet e ofruara nga këto universitete, si dhe seminare të shkurtra të mbajtura ndërmjet stafit me qëllim për të ndihmuar stafin pjesëmarrës për të përmirësuar aftësitë dhe kompetencat e tyre.
Gjatë këtij mobiliteti, stafi mori pjesë në aktivitete profesionale të ndryshme, si vizita në ambientet e institutit, në laboratorët ku kryheshin praktikat e studentëve, ndoqën leksione ku pjesëmarrësit ndanë përvojat e tyre të punës me studentë dhe pedagogë të fushës, morën pjesë në konferencën për programet e inovacionit dhe ndërkombëtarizimit etj.