Prej disa vitesh tashmë, Universiteti Barleti, në kuadër të projektit Erasmus+ , krahas shkëmbimeve të stafit, kryen dhe shkëmbime studentësh nga fusha të ndryshme. Studentët e Barletit, kanë arritur rezultate tejet të mira, madje shpesh herë të shkëlqyera në unviersitetet e huaja me të cilat ne kemi partneritet (si universiteti i Cordoba në Spanje, Universiteti South Bohemia në Çeki, Universiteti i Sakarya në Turqi, Universiteti i Timisoara, Rumani etj.).
Përveç përzgjedhjes së studentëve për shkëmbime jashtë, universiteti ynë, gjithashtu ka pritur studentë të huaj. Së fundmi, ishte studentja Ana Haller, nga Univeristeti i Seville në Spanjë, e cila erdhi në universitetin tonë në kuadër të shkëmbimeve Erasmus+, për të kryer praktikën profesionale. Ana, studente e vitit te dytë në degën “Marketing dhe Publicitet”, kreu praktikën profesionale në zyrën e platformës “Talenti”, nën mbikqyrjen e drejtuesit operacional, Erion Muça. E angazhuar çdo ditë në ambientet e unviersitetit tonë, Ana është angazhuar në mënyrë të hollësishme me planin konceptual për dizajnin e përdorur në web, me idetë e marketingut për mediat sociale dhe buletinin, videot promovuese të platformës “Talenti” dhe jo vetëm, koncept ide për optimizimin e dizajnit, sugjerime për të rritur shikueshmërinë në web, etj..
Në përfundim të praktikës, Ana shprehet shumë e kënaqur nga eksperienca e saj në univeristetin tonë, nga stafi miqësor me të cilin ka bashkëpunuar çdo ditë, nga njohuritë e shumta praktike që ka përftuar, dhe së fundmi nga i gjithë qëndrimi i saj në Tiranë.
Gjatë vitit tjetër akademik, priten të tjera mobilitete hyrëse dhe dalëse të studentëve, duke u fokusuar gjithmonë e më shumë te cilësia e këtyre shkëmbimeve.