Në kuader të shkëmbimeve Erasmus+, stafi akademik i Universitetit Barleti, Dr. Aelita Mani dhe Msc. Ardiola Bodinaku, u mirëpritën nga Universiteti i Pan-European, Bratislavë.
Stafi vizitoi 2 kampuset e Universitetit, mori pjesë në takime me qëllim shkëmbimin e eksperiencave dhe praktikave Erasmus midis dy institucioneve, dhe gjithashtu mori pjesë në orë mësimore.
Qëllimi i vizitës ishte veç të tjerash njohja e fakulteteve respektive dhe projekteve të tyre në mënyrë që departamentet e Psikologjisë dhe të Ekonomisë të shfrytëzojnë këtë marëveshje për projekte kërkimore të përbashkëta në secilën fushë.
Ky mobilitet, do ta pasohet dhe nga shkëmbimet e studentëve, gjatë vitit tjetër akademik.