Stafi i Uniba, MSc.Ardiola Bodinaku, kordinatorja e Departamentit të Sjelljes dhe Shëndetit, vizitoi Universitetin e Valladolid Spanjë, në kuadër të Programit Erasmus + gjatë “Javës Ndërkombëtare” nga data 06 Nëntor deri më 10 Nëntor 2023.
Gjatë vizitës u zhvilluan një sërë aktivitetesh dhe takimesh, me përfaqësues tëzyrave ndërkombëtare nga 30 shtete të tjera të botës.
Përgjatë ditëve të qëndrimit stafi i UniBa mori pjesë në vizita të kampuseve të universitetit pritës, workshope, trajnime dhe diskutime me qëllim perveçse përmirësimin e cilësis së shërbimeve që ofron zyra e ndërkombëtarizimit, por mbi të gjitha si të mund të nënshkruhen mundësi të reja bashkëpunimi midis zyrave ndërkombëtare.