Zyra Erasmus, më datë 16 nëntor 2022 mbajti një sesion informues për studentët e të gjitha programeve te studimit në lidhje me mundësitë e shkëmbimit Erasmus, gjithashtu dhe mënyrën e funksionimit të mobiliteteve. Duke qënë se shumica e studentëve ishin të panjohur me këto projekte, ata u njohën dhe me detajet e procesit të shkëmbimeve, duke filluar që nga momenti i aplikimit deri te përfundimi i mobiliteteve.