Ditën e mërkurë në datë 26 tetor 2022 zyra Erasmus mbajti një sesion informues per stafin, ku u paraqitën mundësitë e bashkëpunimeve (qoftë atyre egzistuese, por edhe të reja) midis univeristetit Barleti dhe universiteteve të tjera. Gjate këtij takimi me stafin, disa nga pedagogët të cilët kanë qënë disa herë pjesë e mobiliteteve, sollën prezantime nga vizitat e tyre në universitete të ndryshme jasht, duke ndarë kështu eksperiencat më të mira mes njëri tjetrit. Në vazhdimësi, parashikohet një tjetër aktivitet i tillë, këtë herë i dedikuar studentëve.