Universiteti Barleti me anë të drejtuesit të ICT Center Msc. Sokol Shurdhi, në kuadër të bashkëpunimit lidhur me Projektet Ndërkombëtare dhe Zyrës Erasmus priti delegacionin spanjoll me drejtues të Shkollave të formimit Profesional dhe akademik në Spanjë si IESdeTeis, Vigo, IESELLago, Madrid dhe IESValencia. Ky takim ishte hapi i parë i ndërtimit të një partneriteti në nivel kërkimor shkencor dhe të aplikuar midis institucioneve ku përfitues do të jenë studentët dhe pedagogët e universitetit si në funksion të modernizimit të kurrikulave, programeve dhe laboratoreve ashtu edhe në kuadër të shkëmbimeve studentore dhe akademike.